Pavarësisht se ushtria ruse po vazhdon të bombardojë rrjetin energjetik të Ukrainës, kjo nuk po i ndalë ata që të tentojnë të vazhdojnë të bëjnë një jetë normale.
E këtë gjë më së miri e dëshmon rasti i një mësuesi ukrainas, i cili në mungesë të energjisë elektrike në shtëpinë e tij, ka shkuar para një dyqani që ka gjenerator që t’u mbajë mësim online nxënësve të tij.
Ai është filmuar duke qëndruar pranë një marketi me laptop, përmes të cilit u jepte mësim online nxënësve, transmeton Telegrafi.
Kjo video është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, dhe për pak kohë është bërë virale.
Kujtojmë që ushtria ruse prej muajsh ka për cak infrastrukturën civile, në veçanti atë të rrjetit energjetik, që është bërë një problem i madh për ukrainasit në këto ditë të ftohta të dimrit.
Për këtë nga e gjitha bota janë aktivizuar për t’i dërguar Ukrainës sa më shumë gjeneratorë, me qëllim që t’i mbijetojnë këtij dimri të ashpër – pa ujë, ngrohje e rrymë. /Telegrafi/
The teacher came to the supermarket, where the generator works, to conduct an online lesson on the street. Russia continues to ruin civil infrastructure. There is no electricity/internet in Kyiv. Russians want to take everything from us. We’ll not give them the children's future. pic.twitter.com/YsRxxXo3zw
— Oleksandra Matviichuk (@avalaina) December 21, 2022