Biondja e famshme, Luana Vjollca, dikur ka qenë e ftuar speciale në njërin prej edicioneve të ‘Big Brother Albania’.
Është fjala për disa vite më parë, thuajse gati nëntë vite, kur njëkohësisht ajo ishte velinë në Fiks Fare.
Një video e publikuar nga Shqipëriaime e tregon Luanën brenda shtëpisë së Big Brother, në edicionin e dytë, veshur me rroba plazhi, e cila ka joshur banorët e atij edicioni.
Në videon e mëposhtme mund të shihet qartë ndryshimi që ka pësuar Luana, por dhe moderatorja Arbana Osmani.
Në ditët e sotme, Luana është një prej femrave që josh vëmednje sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale.
Sa i përket karrierës, ajo është një prezantuese dhe moderatore e suksesshme, e cila e ka provuar veten edhe në këndim. /Telegrafi/