Telegrafi

Shfaqet rrugëve të Drenicës me veturat e reja luksoze, Don Xhoni: Jo filma, por kjo është jeta ime

Don Xhoni pak ditë më parë zbuloi se ka shtuar në koleksionin e tij edhe një makinë të re.

Ai tregoi se ka blerë një Porsche, gjersa pak muaj më parë bleu një Lamborghini.

Reperi nga Drenica gjithashtu posedon një tjetër makinë të tipit Mercedes, që e bleu më parë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Jo filma, por kjo është jeta ime”, tha ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Don Xhoni

Ndonëse kanë kaluar vetëm katër vite që nga debutimi në muzikë, ai ka arritur suksese të mëdha.

Përgjatë kësaj kohe, ka qenë një nga emrat më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar.

Ka realizuar tashmë shumë këngë e bashkëpunime, i cili gjithashtu po vazhdon të punojë për të rejat.

Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) është tejet i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/