Real Madrid ka qenë skuadra e vetme e përmendur në lidhje me Kylian Mbappen në muajt e fundit, por herën e fundit që kontrata e tij po skadonte, pati përpjekje nga të tjerë për ta çuar diku tjetër sulmuesin francez.
Sipas agjentit të FIFA-s, Marco Kirdermir, francezi do të ketë oferta të tjera këtë verë. Aktualisht ai ka pohuar se dëshiron të përfundojë kontratën e tij (2024).
Paris Saint-Germain me sa duket i ka thënë atij se duhet të rinovojë marrëveshjen e tij ose të sjellë një tarifë të madhe këtë verë.
“Liverpool po konkurron me Real Madridin dhe ata duan të paguajnë një shumë për Mbappen”, ka thënë Kirdemir për RadioMarca, duke zbuluar sasinë e asaj shume që është 300 milionë euro.
“Do të ketë lajme gjatë javës së ardhshme. Do të kemi lajme nga Anglia dhe Gjermania”.
Mbappe e ka paralajmëruar tashmë PSG-në për idenë se ai nuk ka ndërmend të rinovojë marrëveshjen e tij përtej verës së ardhshme. /Telegrafi/