Telegrafi

Shfaqen pamjet kur droni detar ukrainas sulmon anijen ruse

Kjo video e filmuar gjatë mbrëmjes së kaluar shfaq dronin e detit duke goditur anijen ruse në Detin e Zi.

Në video, droni i detit ukrainas duket se arrin në ‘heshtje’ deri tek anija ruse. Pamjet ndërpriten në momentin që varka godet anijen.

Lexo po ashtu Ukrainasit e sulmojnë me drone të detit, anija ruse nxirret jashtë përdorimit

Videot që deri më tani janë publikuar në rrjetet sociale shfaqin anijen, Olenegorsky Gornyak, duke u tërhequr në portin Novorossiysk në Detin e Zi.

Ndërkohë, Rusia tha se kishte zmbrapsur një sulm ukrainas me dron detar në bazën e saj detare në portin jugor të qytetit.

Një burim i inteligjencës së Kievit deklaroi për reuters se sulmi ishte kryer nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës dhe Marina e Ukrainës.

Duke hedhur poshtë pretendimet e Rusisë se të gjithë dronët u shkatërruan nga anijet luftarake, ata thanë se forcat dëmtuan Olenegorsky Gornyak dhe ajo nuk mund të “kryejë më misionet e saja luftarake”. /Telegrafi/