Në Kursk, dy tanke ukrainase hodhën në erë një automjet të blinduar rus.
Tanket e brigadës së 17-të të ushtrisë ukrainase (T-64 ose T-72) goditën dy herë automjetin rus dhe e shkatërruan plotësisht.
“Kjo është beteja më e afërt e tankeve që kam parë ndonjëherë!”, tha gjenerali në pension i ushtrisë amerikane, Mark Hertling, shkruan forbes.
Ballafaqimi filloi kur një automjet rus filloi t’i afrohej me shpejtësi të madhe dy tankeve ukrainase të parkuar pranë disa pemëve diku në Kursk.
In the Kursk region, a Russian APC drove straight into the path of a Ukrainian tank from the 17th Separate Tank Brigade. The tank opened fire at point-blank range. pic.twitter.com/SgpLZaVe4Y
— NOELREPORTS 🇪🇺 🇺🇦 (@NOELreports) October 16, 2024
Është e pakuptueshme pse ushtarët shkuan drejt dy tankeve të armatosura me armë 125 mm. Ka mundësi që rusët të kenë vlerësuar gabimisht se tanket ishin ruse pasi që forcat ruse dhe ukrainase përdorin shpesh të njëjtat modele.
Është gjithashtu e mundur që rusët besuan se tanket ishin të palëvizshme dhe të braktisura. Nga njëra prej tyre dilte tym, duke lënë të kuptohet se ishte dëmtuar.
Sido që të jetë, mjeti rus u godit nga një predhë 30 kilogramësh nga një distancë prej 15 metrash. Për fat të pabesueshëm, disa ushtarë rusë arritën t’i mbijetonin këtij sulmi dhe të shpëtonin.
Në atë moment, një tjetër tank ukrainas qëlloi një tjetër granatë, duke shkaktuar, sipas mendimit të gjeneralit Hertling, dëme shtesë të panevojshme në automjetin rus tashmë të shkatërruar tërësisht.
Përplasja është vetëm një nga një seri në pushtimin 10-javor të Ukrainës në Kursk, i cili ka parë që trupat ruse dhe ukrainase të përzihen në kaosin e ofensivave nga të dyja palët. /Telegrafi/