Shkupi është qyteti më i madh në Maqedoninë e Veriut. Është qytet i ndërtuar në luginë, i orientuar në një aks perëndimor-lindor përgjatë rrjedhës së lumit Vardar, i cili derdhet në detin Egje.
Telegrafi Maqedoni iu sjell një video të bukur të rrugëve të Shkupit, qytet i cili është rreth 245 metra mbi nivelin e detit dhe mbulon 571 kilometra katrorë.
Sipas regjistrimit të fundit të realizuar në vitin 2021 Shkupi ka 526.502 banorë, prej të cilëve 120.293 janë shqiptarë, 309.107 maqedonas, si dhe popullsi të etnive tjera.
Sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021, në Shkup ka 171.171 amvisëri.
Shkupi njihet edhe për kalanë e qytetit, urën e gurit, hamamin e Daut Pashës, si dhe xhamitë e vjetra./Telegrafi/