Shëtiste me biçikletë rrugëve të Birminghamit, polici arrin ta rrëzojë në tokë të dyshuarin – i gjen revole në çantë
Një i ri nga Birminghami i Britanisë së Madhe është dënuar me pesë vite burgim, pasi policia e kapi duke bartur armë zjarri në çantë.
Antonio Balu, 25-vjeç, po lëvizte me biçikletë në rrugën Shoho, kur një polic arriti t’ia humb baraspeshimin duke u përplasur në tokë, transmeton Telegrafi.
Pasi policët e rrethuan të dyshuarin që mbante edhe maskë në kokë në 25 gradë celsius filluan ta pyesin.
Kamerat e sigurisë të vendosura në uniformat e policisë, shfaqin eprorin Matthew More duke e kapur nga çanta Balun i cili rrëzohet nga biçikleta.
Pasi e kontrolluan i gjetën një revole të mbushur që e mbante në çantë.
Në video shihet i kapluar nga paniku duke u thënë se sapo kishte gjetur këtë biçikletë dhe çantën.
“Jo nuk e ke gjetur tani, të kemi përcjellë prej vitesh”, i përgjigjen policët. /Telegrafi/