Site icon Telegrafi

U raportua për përleshje mes Finem dhe Don Xhonit, por doli se lajmi nuk ishte i vërtetë

Mediat shqiptare kanë raportuar për një përleshje fizike në Tiranë mes dy reperëve shumë të njohur dhe të ndjekur, sidomos nga adoleshentët dhe të rinjtë në Shqipëri dhe Kosovë.

BalkanWeb publikoi një video në të cilën pretendohej një zënkë e dhunshme ndërmjet Finem dhe Don Xhonit.

Megjithatë, lajmi ka rezultuar të jetë i pavërtetë, pasi që menjëherë ka reaguar reperi nga Kosova për të sqaruar gjithçka.

(Foto: Instagram/don_xhoni)

Ai i ka publikuar disa video në rrjetet sociale, ku sqaronte se ajo që është raportuar ishte e pavërtetë dhe se ai nuk ndodhej në Tiranë.

“E qitët lajmin, por ua ftofa brenda sekondave. Rrenca…”, deklaron Don Xhoni në njërën prej videove që ka mbishkrimin ‘Sqarim’. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/itsfinem)

https://www.youtube.com/watch?v=Q0Ax_J2z0nY

 

Exit mobile version