Site icon Telegrafi

Sherr në “Dance with me”, Albëria etiketohet si këngëtare tallavaje

Nata finale e spektaklit “Dance with me” nuk kaloi vetëm me surpriza të këndshme.

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj, e cila së bashku me Veselin u shpallën fitues, pati disa momente jo të këndshme me anëtarin e jurisë, Robert Alija.

Sherri nisi pas kritikave që i bëri Albërija Robertit rreth këndimit që bëri ai në finale.

“Ti shumë mirë bëre Albërie, por do të të them diçka: unë për fat kurrë nuk kam qenë këngëtar tallavaje”, tha Berti, duke iu referuar faktit që këngëtarja këndon edhe tallava.

“Unë bëj tallava se jam e zonja. Robert Aliaj, unë nuk të njoh ty si artist, unë këtu të kam parë. Unë i këndoj të gjithë rrymat, muzikën e lehtë, folklorike, bluz, xhaz, të gjitha zhanret, sepse jam e zonja”, iu përgjigj këngëtarja e ndërprerë nga Berti, i cili thirri “Jam kundër tallavasë! Poshtë tallavaja”.

Debatet kanë qenë pjesë e këtij spektakli që nga fillimi i edicionit të parë dhe në shumicën prej tyre është i përfshirë Robert Alija, i cili njihet për një natyrë të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version