Site icon Telegrafi

Shërohet Renata e vogël, vajza për të cilën Noizy dhuroi donacion (Video)

Reperi i njohur Noizy është shumë aktiv në skenën e muzikës me këngë dhe klipe, të cilat mirëpriten nga fansat dhe marrin miliona klikime në YouTube.

Ndërkohë, ai është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me adhuruesit fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Nuk janë të pakta rastet kur reperi i njohur, ka zhvilluar disa aksione humanitare, duke kontribuar për njerëzit me nevojë.

Lexo po ashtu Kështu ua renovuan shtëpinë Noizy dhe Floriana Garo familjes skamnore (Foto)

Një ndër rastet më të ndjeshme ka qenë kërkesa e fondeve për shërimin e foshnjes dymuajshe Renata Balliu, e cila kishte nevojë për trajtim mjekësor jashtë vendit.

Ishte pikërisht Noizy, ai i cili i doli në ndihmë familjes së Renatës, duke iu dhuruar atyre një shumë prej 14 mijë eurosh, të cilat do të mbulonin shpenzimet e trajtimit mjekësor që i duheshin.

Lexo po ashtu Kurimi i vogëlushes në Itali, Noizy tregon sërish anën bujare

Mesa duket Renata ka përfunduar me sukses operimin, përderisa reperi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet bashkë me Renatën e vogël, duke treguar se ajo është shëndosh e mirë.

“Renata e vogël, shëndosh e mirë në Spitalin e Romës”, shkruan Noizy në mbishkrimin e fotografisë në Instagram Story. /Telegrafi/

Exit mobile version