Shërbimi i sigurisë i Ukrainës kreu një bastisje në një manastir ortodoks historik në kryeqytetin Kiev mbi “aktivitete” të dyshuara të agjentëve rusë, sipas një deklarate zyrtare.
E vendosur në jug të qendrës së qytetit të Kievit, “Kyiv Pechersk Lavra” e shekullit të 11-të është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe selia e një dege të Kishës Ortodokse të Ukrainës që më parë ishte nën juridiksionin e Moskës.
Ajo ndërpreu lidhjet me Rusinë menjëherë pasi presidenti Vladimir Putin filloi agresionin mbi Ukrainë.
https://twitter.com/gchahal/status/1594998955221585920?s=20&t=FOp8wM2TdiCJyPANMp7uKw
Shërbimi i sigurisë SBU tha në një deklaratë se “masat e kundërzbulimit” u kryen si pjesë e punës për të “kundërshtuar aktivitetet subversive të shërbimeve ruse të sigurisë në Ukrainë”.
SBU raids Moscow Patriarchate-controlled Kyiv Pechersk Lavra monastery complex in Ukrainian capital
SBU says it's checking reports on the use of Moscow Patriarchate's church premises for hiding sabotage groups, foreign citizens, storing weapons.https://t.co/cp5ZC7UyFO pic.twitter.com/jy9e2osfcE
— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) November 22, 2022
Deklarata thoshte se Kievi synonte të parandalonte përdorimin e hapësirës si një “qendër e ‘botës ruse'” dhe të sigurohej që ambientet të mos përdoren për të fshehur “grupet e sabotimit dhe inteligjencës” dhe për të ruajtur armët.
Siç vënë në pah mediat, të martën herët, një makinë policie ishte e parkuar jashtë saj, me çatinë e saj dhe kupolat e arta shkëlqyese të mbuluara me borë.
Oficerët e armatosur u panë duke kryer “kontrolle identiteti” dhe duke kontrolluar çantat e besimtarëve përpara se t’i linin të futeshin brenda.
Gjithashtu bëhet e ditur se “masat e sigurisë” u kryen të martën në dy manastire të tjera dhe dioqezën në rajonin e Rivne në veriperëndim të Ukrainës. /Telegrafi/