Telegrafi

Shërbimi Sekret i Ukrainës arreston çiftin bashkëshortor, pretendohet se janë spiunë rusë

Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU) ka arrestuar çiftin bashkëshortor që dyshohet se spiunonin për rusët në Odesa.

SBU nuk ka zbuluar emrat e të arrestuarve, kurse në kumtesë thuhet se dyshja dyshohen se ka vëzhguar lokacionet e caktuara për operacione të mundshme ushtarake të rusëve, siç kanë vëzhguar edhe manovrat e forcave ukrainase, transmeton Telegrafi.

Nga inteligjenca ukrainase është bërë e ditur se bëhet fjalë për spiunët rusë, që planifikonin të krijojnë rrjetin e agjentëve në jug të Ukrainës.

Tek ata SBU-ja gjeti telefona dhe pajisje tjera elektronike, në të cilat ka dëshmi për “korrespondencat e zhvilluara” me agresorët.

“SBU arrestoi të dy spiunët derisa po tentonin t’ju dorëzonin rusëve informacione sekrete”, thuhet ndër tjera në kumtesën e SBU-së, ku u theksua se dyshja kishin arritur në Ukrainë në vitin 2018 dhe kishin leje qëndrim.

Burri kishte shërbyer më herët në ushtrinë ruse, kurse inteligjenca ukrainase pretendon se çifti i kishin dërguar informacione ishte kreut të forcave speciale rus në Krime.

SBU publikoi edhe fotografitë e arrestimit të dyshes, dokumentet ushtarake të burrit i cili me sa duket ishte kolonel me gradë. /Telegrafi/