Shkëlzen Gashi ka qenë vendimtar për skuadrën e tij Colorado Rapids.
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë ka shënuar një gol spektakolar në fitoren 1-0 të Colorado Rapids ndaj LA Galaxy në ‘Play-Offin’ e MLS ligës amerikane.
Por sulmuesi nga Klina nuk ka arritur ta përfundojë ndeshjen pasi ka pësuar një lëndim të rëndë në këtë përballje.
28-vjeçari u zëvendësua në minutën e 46-të dhe lëndimi i tij dukej mjaftë i rëndë.
Edhe pse testet e këtij lëndimi pritet të bëhen gjatë ditës së sotme, pothuajse është e sigurt që Gashi do ta humbasë ndeshjen me Shqipërinë përballë Izraelit. /Telegrafi/