Telegrafi

Shënon edhe Meriton Korenica, Ballkani shumë afër fitores në Turqi

Ballkani ka vazhduar shkëlqimin në Turqi, teksa ka shënuar edhe golin e tretë përballë Sivasspor.

Skuadra kampione e Kosovës po udhëheq 1-3 pas 70 minutave lojë.

Vendasit kaluan në epërsi në sekondën e 32-të, teksa Armend Thaqi e Arbër Potoku shënuan në pjesën e parë për 1-2.

Ballkani u mbrojt mirë në fillim të pjesës së dytë, teksa pati edhe disa raste të mira shënimi.

Por në minutën e 66-të, Meriton Korenica gjeti edhe golin e tretë për Ballkanin për t’i dhënë epërsi prej dy golave skuadrës së tij. /Telegrafi/

https://twitter.com/Dipu77636308/status/1578086358681325570?s=20&t=e5r4ai5Ooa2uNciLAZZmZA