Në kuadër të shënimit të 70 vjetorit të emigrimit të maqedonasve në Vojvodinë, sot në Pançevë do të mbahet një akademi solemne, ku do të flasin kryetarët e Maqedonisë dhe Serbisë, Gjorge Ivanov dhe Tomisllav Nikoliq, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të dy kryetarët do të mbjellin ”Drurin e miqësisë” dhe do të nënshkruajnë një protokoll për vëllazëri të komunës së Makedonski Brodit me bashkësinë lokale Jabuka./Telegrafi/