Telegrafi

Shënjestra e klubeve italiane, Morata tundohet nga oferta saudite

(Foto: Instagram/alvaromorata)

Alvaro Morata është tunduar nga ideja për ta pranuar ofertën e Al-Shabab duke e shtuar ankthin te Roma dhe Interi.

Sulmuesi spanjoll është lidhur fuqishëm me një rikthim në Serie A këtë verë, me Giallorossët dhe Nerazzurrët që janë të interesuar për shërbimet e tij.

30-vjeçari ka një klauzolë në vlerë prej 20 milionë euro për t’u larguar nga Atletico Madridi dhe klubet italiane janë të gatshme ta negociojnë transferimin e tij.

Lexo po ashtu Nga presioni i Mourinhos, te oferta e Interit dhe takimi i Juventusit – E ardhmja e Morata në udhëkryq

Derisa flitet që Roma i prin garës për Moratan, AS bën të ditur se ai ka marrë një ofertë shumë luksoze nga klubi saudit.

Lajmin për interesimin e Al-Shabab e ka konfirmuar princi Abdulrahman Bin Turki Bin Abdulaziz duke thënë se kanë bërë ofertë për sulmuesin. /Telegrafi/