Telegrafi

Shënjestra e Juventusit, Emerson: Mund të rikthehem në Serie A

Emerson Palmieri ka folur për karrierën e tij te Roma dhe Chelsea dhe me punën që ka bërë me Antonio Conten, Luciano Spallettin, Maurizio Sarrin dhe tani me Frank Lampardin.

25-vjeçari që është lindur e rritur në Brazil, por që kaloi në Palermo në vitin 2014, vendosi të reprezentojë Italinë.

“Isha shumë i lumtur në Serie A, me kulturën atje dhe kjo ishte se përse zgjodha të luaja për Italinë”, ka thënë ai për Sky Sports.

“Një rikthim në Serie A mund të ndodh, por kam kontartë me Chelsean dhe nuk jam në nxitim të shkoj me ndonjë skuadër. Ka qenë një eksperiencë e mirë te Chelsea, së pari me Conten, andaj ishte e lehtë të kuptohesha me trajner italian”.

“Sa për Sarrin, nuk kam fjalë, për vitin fantastik që kishte, pasi përfunduam në vend të tretë në Ligën Premier, shkuam në finale të Carabao Cup dhe fituam Ligën e Evropës, Nuk mund të ankohem”.

Emerson është duke u lidhur me një kalim te Juventusi dhe Interi, kur mund të bashkohet me njërin nga trajnerët. /Telegrafi/