Site icon Telegrafi

Shënjestra e Interit, Vidal: Nuk jam i lumtur

Shënjestra e Interit, Arturo Vidal ka thënë se Antonio Conte e bëri atë si njëri ndër lojtarët më të mirë dhe se tani nuk është i lumtur te Barcelona.

Lëndimet e fundit te Nerazzurët kanë bërë që trajneri italian të mendojë për disa transferime në janar, derisa mesfushori kilian është top shënjestra e tyre.

Vidal ka bërë të ditur se ai nuk është i lumtur në Camp Nou dhe ka memorie të mira me Conten.

Antonio Conte (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Kam përjetuar një eksperiencë të mirë me të (Antonio Conten). Fal tij jam bërë njëri ndër më të mirët”, ka thënë kilian në një intervistë për El Mercurio.

“Në futboll, gjëja më e rëndësishme është që trajneri t’ju besoj, pasi krijon një besim të madh në lojën tuaj”.

“Barcelona? Jam duke punuar shumë që mos të largohem nga klubi, por e pranoj se nuk jam i lumtur me situatën e krijuar”.

Lexo po ashtu Conte e do Vidalin  para Rakiticit

“Nuk gjej ndonjë arsye se përse ende nuk po luaj rregullisht, por jam i qetë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka shtuar më tej Vidal.

Kiliani ka kohë që po kërkohet nga Conte, madje kur ky i fundit ishte te Chelsea dhe mesfushori ishte pjesë e Bayern Munichut. /Telegrafi/

Exit mobile version