Alphonse Areola ka blerë një shtëpi në Londër, duke shtuar edhe më shumë zërat për një kalim të mundshëm në këtë verë në Stamford Bridge.
Portieri francez është aktualisht në huazim te Real Madridi nga Paris Saint-Germain, derisa gruaja e tij ka publikuar një foto nga shtëpia e tyre e re në Londër.
Marrion Areola ka shkruar: “Para disa vitesh, ëndrra jonë ishte që të kemi një shtëpi në Londër. Ëndrra jonë është realizuar”.
Familja Areola ka blerë shtëpi para nëntë muajsh, mirëpo vetëm në këtë muaj ata janë zhvendosur aty.
Chelsea është duke e kërkuar me ngulm shitjen e Kepa Arrizabalagas që ka dështuar të tregojë vetën.
Andaj, fituesi i Kupës së Botës në vitin 2018 pritet që të jetë numri një në portën e skuadrës londineze për edicionin 2020/21. /Telegrafi/