“Shenjat e pesimizmit” për përgjigjen ruse ndaj inkursionit ndërkufitar të Ukrainës në Kursk kanë filluar të shfaqen në televizionin shtetëror rus.
Pushtimi dukej se e kapi të papërgatitur presidentin rus, Vladimir Putinin, i cili tash po përpiqet të ndalojë përparimet e Ukrainës.
Disa blogerë ushtarakë pro-Kremlinit dhe komentues rusë kanë pohuar se forcat ruse po i shtyjnë trupat ukrainase – por në një video e publikuar nga gazetari i BBC-së, Francis Scarr, “janë shfaqur shenja pesimizmi”, shkruan skynews.
Regjisori dhe eksperti shtetëror, Karen Shakhnazarov tha se “ne mund të humbasim nëse vazhdojnë gabime të tilla. Dhe ky nuk është disfatizëm, nuk është frikësim”.
Generally state TV is still claiming that Russian forces are firmly in control of the situation in Kursk, but a few clear signs of pessimism have emerged
Karen Shakhnazarov warns that “if such blunders continue, we could lose! This isn’t defeatism! This isn’t scaremongering!” pic.twitter.com/bUWsjq0I15
— Francis Scarr (@francis_scarr) August 15, 2024
Sipas burimeve ukrainase, në inkursion po marrin pjesë dy brigada të Forcave Sulmuese Ajrore të Ukrainës, Brigada legjendare e 80-të e Lviv dhe Brigada e 82-të e sapokrijuar Chernivtsi. Në javën e dytë të operacionit iu bashkua edhe një pjesë e Brigadës 95 Ajrore.
Ndryshe, forcat ruse po përforcojnë mbrojtjen në ato pjesë të rajonit të Kurskut, që i kanë ende nën kontroll – përfshirë zonat përreth fshatit Viktorovka, rreth 45 kilometra nga kufiri i Rusisë me Ukrainën – ndërsa zyrtarët në Kiev po diskutojnë për krijimin e një zyre të komandës ushtarake në territorin rus që tani është i pushtuar nga trupat ukrainase. /Telegrafi/