Sergio Ramos ka marrë vendim për të ardhmen e tij dhe ai do të rikthehet në La Liga.
Qendërmbrojtësi spanjoll u largua nga Paris Saint Germain pas përfundimit të kontratës dhe karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit spanjoll.
Në fakt për Ramos ka pasur shumë oferta këtë verë madje edhe nga ato ku spanjolli do të fitonte miliona euro në sezon.
37-vjeçari ka dhënë një shembull të mirë se dashuria për fanellën është më e vlefshme se paga multi milionëshe.
Ish-reprezentuesi spanjoll ka refuzuar 11 milionë euro nga Galatasaray dhe 20 milionë euro të tjera nga Al-Ittihad.
🚨 Sergio Ramos REJECTED an offer of €11M/year from Galatasaray and €20M/year from Al-Ittihad! 🇸🇦🤑❌ 🇹🇷
The Spanish defender will earn just over €1M/year at Sevilla. 💰
(Source: @mundodeportivo ) pic.twitter.com/Ebjl4FGUq2
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) September 4, 2023
Ramos ka vendosur që të rikthehet te Sevilla, skuadër ku u formua dhe do të fitojë një pagë modeste prej 1 milionë eurove në sezon.
Zyrtarizimi i lojtarit është çështje orësh te klubi andaluzian. /Telegrafi/