Site icon Telegrafi

Shembet një pjesë e Hotelit “Adriatiku’ në Mitrovicë, dyshohet se një person ka ngelur nën gërmdha (Foto/Video)

(E plotësuar) Një pjesë e Hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë është shembur sot në orët e pasditës , ku për pasojë dyshohet se një person është zënë nga gërmadhat.

Në pjesën e shembur të Hotelit “Adriatiku” kanë qenë katër persona, tre janë tërhequr ndërsa një person dyshohet se ka mbetur brenda.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, Komandanti i Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Ahmet Gjosha.

Sipas tij, të gjitha njësitet e shpëtimit po bëjnë përpjekje që të nxjerrin personin i cili ka mbetur brenda.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, u ka bërë apel organeve të sigurisë të japin maksimumin për shpëtimin e tij.

“Po ashtu, kërkoj nga kompanitë ndërtimore që posedojnë makineri adekuate të dalin urgjentisht në vend të ngjarjes për heqjen e gërmadhave me mjetet e tyre”, shkruan Bahtiri në Facebook, i cili me këtë rast shpreh keqardhje pasi aktualisht ndodhet jashtë Kosovës. /Telegrafi/

———————————————————————————————————————–

 

Në një pjesë e Hotelit ‘Adriatiku’ në Mitrovicë është shembur sot në orët e pasdites.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, policia është në vendin e ngjarjes. ndërkaq nuk ka dha detaje nëse ka persona brenda në pjesën e shembur të hotelit.

Ndërsa, dyshohet se një punëtor ka mbetur nën gërmadha pas shembjes së hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar rreth këtij rasti. /Telegrafi/

Exit mobile version