Gjiganti britanik i naftës Shell njofton se do të tërhiqet plotësisht nga blera e naftë së papërpunuar nga Rusia.
Shell po ashtu, ka kërkuar falje për blerjen e një ngarkese të naftës ruse gjatë javës së kaluar.
“Jemi plotësisht të vetëdijshëm se vendimi ynë javën e kaluar për të blerë një ngarkesë me naftë ruse, nuk ishte i duhuri. Na vjen keq”, ka thënë shefi ekzekutiv i Shellit, Ben van Beurden, përcjell Telegrafi.
Shell announces intent to withdraw from all Russian oil & gas, aligned with new government guidance.
As an immediate first step, we will stop all spot purchases of Russian crude oil, shut service stations, aviation fuels & lubricants operations in Russia.
— Shell (@Shell) March 8, 2022
Kompania tha se do të ndalojë menjëherë të gjitha blerjet e naftës ruse dhe do të mbyllë stacionet e saj të shërbimit dhe operacionet në Rusi.
Ndërsa tërheqja nga produktet ruse të naftës, si gazi natyror i lëngshëm (LNG) do të kryhet “në disa faza”. /Telegrafi/