Telegrafi

Shelby Super Snake – me më shumë se 750 KF (Foto)

Kompania Shelby American ka prezantuar modelin e saj të ri, Super Snake.

I bazuar në modelin Ford Mustang GT, modeli Super Snake posedon Body Kit të bërë nga fibra të karbonit, i cili përfshin spoilerin e përparmë, pragjet dhe difuzerin e pasmë, retrovizorët dhe maskën e pasme të bërë nga fibra të karbonit, transmeton Koha.net. Po ashtu posedon disa linja përtej karoserisë, spoilerin e pasmë dhe rrotat WELD Racink me diametër prej 20-inçë dhe me goma Michelin Pilot Super Sport.

Ndërkaq, në enterier, siç mund të shihni nga fotografitë, gjendet leva e vogël e ndërruesit të shpejtësive, instrument-tabela, pllaka në pragjet me logon e Shelbyt.

Në kapak gjendet motori 5.0-litër V8 me kompresor Ford Performance, ndërsa fuqia totale të cilën e zhvillon ky model është më shumë se 750 kuaj fuqi. Ky motor mund të kombinohet me marshin manual me gjashtë shpejtësi dhe marshin automatik me gjashtë shpejtësi.

Përveç modifikimit të motorit, Super Snake posedon edhe amortizatorët Ford Performance, sistemin e shkarkimit Ford Racing Borla dhe frenat e përparme Wilwood.

Nëse kjo nuk është e mjaftë mbresëlënëse, atëherë konsumatorët mund të porosisin edhe kompresorin Keanne Bell apo Whipple, të cilët fuqinë e rrisin në më shumë se 750 kuaj fuqi, transmeton Koha.net. Kjo paketë përfshin edhe sistemin e përmirësuar të ftohjes dhe frenat e pasme Wilwood.

Shelby Super Snake do të prodhohet në një seri të limituar prej 300 njësi për këtë vit.