Megjithë paralajmërimin që iu bë këngës “Tiger”, këngëtarja Ronela Hajati nuk arriti ta publikoj atë.
Videoklipi i përfunduar nuk u lejua të bëhet publik pasi Ronela u përjashtua nga kompania “Max Audio”.
Vendi i saj u zëvendësua menjëherë me këngëtaren Sheila Haxhiraj, e cila sapo ka publikuar projektin e saj më të ri pas një pauze në skenë.
Ndërsa Ronela në anën tjetër ka realizuar projektin e saj më të ri, i cili do të publikohet së shpejti. /Telegrafi/