Telegrafi

Sheikët e Newcastle synojnë Coutinhon si nënshkrimin e tyre të parë të madh

Pronarët e ardhshëm të Newcastle United kanë plan të bëjnë yllin e Barcelonës, Philippe Coutinho nënshkrimin e tyre të parë të madh këtë verë.

Familja mbretërore e Arabisë Saudite është afër të marr kontrollin e plotë të pronësisë së klubit të njohur anglez.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, blerja e klubit nga sheikët do të rriste fuqinë shpenzuese të Newcastle dhe ardhjet do të ishin të mëdha në St James Park.

Lexo po ashtu Newcastle duhet t'i paguajë Tottenhamit 12 milionë euro nëse dëshiron ta marrë Pochettinon si trajner

Ish-menaxheri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, shihet si trajneri i cili do t’i jepte atyre mundësisë të jenë sfidues të titullit.

Në anën tjetër, Coutinho shihet si nënshkrimi i parë i madh i Laraskave, i cili do t’i ndihmonte drejt objektivave dhe do të hapte rrugë transferimeve tjera të mëdha.

Lexo po ashtu Ky do të ishte formacioni i Newcastles me pronarin e ri - Coutinho dhe Cavani në krye të skuadrës

Barcelona dëshiron të shesë Coutinhon për të mbledhur fonde për të blerë yllin e Interit, Lautaro Martinez dhe potencialisht Neymar nga Paris Saint-Germain.

Ylli brazilian vlerësohet rreth 70-80 milionë euro dhe ka qenë i lidhur edhe me Chelsean dhe Leicester City, por tani Newcastle shihet si favorit. /Telegrafi/