Site icon Telegrafi

Shefi i Wagnerit rus: Çdo ditë po vendosim mijëra trupa në arkivole dhe i dërgojmë në shtëpi

Komandanti i grupit mercenar rus Wagner kërcënoi se do të tërhiqet nga Bakhmuti, një qytet në Ukrainë që rusët e kanë rrethuar prej muajsh me viktima të mëdha, në një intervistë të publikuar sot, pasi një dron i vuri flakën rezervuarve të naftës në Krime, të cilat rusët e aneksuan në vitin 2014.

“Çdo ditë ne vendosim mijëra trupa në arkivole dhe i dërgojmë në shtëpi”, tha Yevgeny Prigozhin në një intervistë me blogerin ushtarak rus Semyon Pegov.

“Humbjet janë pesë herë më të larta se sa duhet, sepse ne nuk kemi municion artilerie të mjaftueshme”, shtoi 61-vjeçari, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Fjalët e Zelenskyt tregojnë se kundërsulmi ukrainas do të vijë së shpejti

Ai zbuloi se i kishte shkruar ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, duke i kërkuar që të dërgonte municionin sa më shpejt të ishte e mundur.

“Nëse nuk zgjidhet mungesa e municioneve, ne jemi të detyruar – që të ikim si frikacakë apo minjtë – ose të tërhiqemi ose të vdesim,” tha ai.

Prigozhin shtoi se ndoshta do t’i duhej të tërhiqte disa nga ushtarët e tij, por kjo do të thoshte që fronti do të binte diku.

Lexo po ashtu Rusia fajëson Ukrainën, më shumë se 10 depozita të mëdha me produkte nafte u shkatërruan nga shpërthimi në Krime

Luftimet për qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut kanë vazhduar prej muajsh, me viktima të larta nga të dyja palët. Mbrojtësit ukrainas tani kontrollojnë vetëm një zonë të vogël në perëndim të qytetit.

“Sot herët, një zjarr shpërtheu në një depo karburanti në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, dhe u shkaktua nga një dron”, tha guvernatori i Sevastopolit, i cili u vendosë nga Moska. /Telegrafi/

Exit mobile version