Site icon Telegrafi

Shefi i Wagner “tërheq fjalët”, thotë se nuk ka shenja që forcat ukrainase të largohen nga Bakhmuti

Trupat ukrainase nuk po tërhiqen nga Bakhmut, ka thënë udhëheqësi i grupit të mercenarëve rusë, Wagner.

Komentet e Yevgeny Prigozhin mohojnë qëndrimet e mëparshme se grupi i tij kishte marrë “kontrollin ligjor” të qytetit, kur ata ngritën një flamur midis rrënojave të një ndërtese administrative në qendër të tij.

Volodymyr Zelensky ngriti dje mundësinë e tërheqjes nëse trupat e tij rrezikoheshin të rrethoheshin, por sot Prigozhin tha se forcat e Kievit kanë organizuar mbrojtje midis ndërtesave të larta në perëndim të qytetit.

“Duhet thënë qartë se armiku nuk po shkon askund”, shkroi ai në një deklaratë, duke shtuar se çdo tërheqje ka të ngjarë të rezultojë në një tjetër bllokim në periferi të qytetit ose në Chasiv Yar aty pranë.

Lexo po ashtu Gjenerali ukrainas ‘prezanton’ sistemin e mbrojtjes ajrore amerikane - që po rrëzon dronët, raketat dhe aeroplanët e Rusisë

Udhëheqësi mercenar, i cili shpesh ka qenë kritik ndaj forcave të armatosura tradicionale të Rusisë, duket se ka goditur “me stil” gjeneralin e ushtrisë Sergey Surovikin ndërsa ka përshkruar kushtet e nevojshme për të larguar trupat ukrainase nga Bakhmut.

“Ne duhet të sigurohemi që komanda jonë të jetë e organizuar siç duhet. Unë nuk e kam parë Surovikin për një kohë të gjatë, nuk e di se çfarë po bën”.

Ai la të kuptohet se municioni ishte një çështje tjetër, por tregoi se nuk i lejohej të fliste publikisht për këtë çështje më tej.

Ndryshe, Bakhmuti shihet si një qytet simbolik kryesor, dhe jo një qytet strategjik.

Megjithatë, presidenti Zelensky dëshiron ta mbajë atë për të ruajtur mbështetjen për rezistencën e Ukrainës midis audiencës së tij të brendshme dhe aleatëve ndërkombëtarë.

Në anën tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin dëshiron të kundërtën. /Telegrafi/

Exit mobile version