Betejat prej javësh rreth qytetit lindor të Bakhmutit po vazhdojnë, me Rusinë që ka bërë pak – nëse ka bërë ndonjë – përparim.
Gjatë festave të Vitit të Ri, themeluesi i Wagner Group, Yevgeny Prigozhin vizitoi vijat e frontit pranë Bakhmut.
Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai dha disa shpjegime se përse ushtarët e Moskës po kanë vështirësi të bëjnë përparim.
Wagner's Prigozhyn explains why he is unable to take Bakhmut – a line of defence every 10 meters, hundreds of lines of defence across the city. Russians lack armoured vehicles and equipment. pic.twitter.com/sTdQt8G5xq
— WarTranslated (Dmitri) (@wartranslated) January 3, 2023
Në një video të saposhfaqur, Prigozhin tha se ukrainasit kanë qindra linja mbrojtjeje.
Siç thuhet më tej, ka një linjë mbrojtjeje afërsisht “çdo 10 metra”, tha ai, dhe Rusisë i mungojnë automjetet dhe pajisjet.
Grupi i fshehtë mercenar i Prigozhin është në mesin e trupave pro-ruse që luftojnë rreth Bakhmutit. /Telegrafi/