Site icon Telegrafi

Shefi i Wagner me sarkazëm e ironi për ushtrinë ruse, ISW zbulon arsyet pse Putin e lejon Yevgeney Prigozhinin ta bëjë këtë

Instituti për Studime të Luftës (ISW), ka publikuar analizën më të fundit sa i përket situatës në Ukrainë.

ISW shkruan se themeluesi e financuesi i Wagner Group, Yevegeny Prigozhin, që njëherit njihet se ushtria private e Vladimir Putinit, po tenton të fshehë përpjekjet e tij për ta forcuar Wagnerin, transmeton Telegrafi.

Prigozhin nuk ka dashur të flet për takimin e tij me biznesmenët në Kursk, që kishte për qëllimin formimin e milicisë popullore jashtë strukturës zyrtare të komandës së ushtrisë ruse.

Në vend të kësaj, shefi i Wagner tha se Rusia i ka të gjitha gjërat për të cilat ka nevojë që të arrijë qëllimet e saj – “presidentin e fuqishëm, ushtrinë kohezive dhe shtetin e madh”.

Në një përgjigje të dhënë para gazetarëve, Prigozhin tha se pavarësia e tij nuk është në kundërshtim me politikat e presidentit rus Vladimir Putin siç është cilësuar nëpër media.

ISW konsideron se komenti i Prigozhinit për “ushtrinë kohezive” të Rusisë, ishte një lloj sarkazme e fshehtë, duke pasur parasysh se Prigozhin ka kritikuar vazhdimisht forcat e armatosura ruse.

Prigozhin sipas Institutit për Studime të Luftës, ka pranuar edhe më herët se është i pavarur dhe kjo sipas ISW-së e liron nga disa obligime karshi Kremlinit dhe ministrisë ruse të Mbrojtjes.

E varësia e Putinit nga forcat e Prigozhinit rreth Bahmutit, gjithashtu i mundëson Prigozhinit të ketë privilegje siç është rastit ta kritikojë Kremlinit apo forcat e armatosura ruse pa pasur pasoja.

Në analizë thuhet tutje se Putin përmes Prigozhinit dhe Wagnerit, po vazhdon të rekrutojë kriminelë dhe të mbushë boshllëkun në forcat ruse në Ukrainë.

ISW gjithashtu citon zyrtarë të lartë rusë, se gjatë dy muajve të fundit kanë humbur jetën mbi 500 të burgosur që janë rekrutuar në njësitë e Wagner, e Wagner ka humbur nga 800 deri në 1.000 mercenarë në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version