Site icon Telegrafi

Shefi i spiunazhit ushtarak të Ukrainës thotë se Rusia do të ishte në një situatë të vështirë pa armët e Koresë së Veriut

Rusia do të ishte në një situatë të vështirë pa armët e Koresë së Veriut, thotë spiuni kryesor ushtarak i Ukrainës.

Kyrylo Budanov i tha Financial Times në një raport të botuar të dielën, se, sipas njohurive të tij, Koreja e Veriut është tani furnizuesi më i madh i armëve të Rusisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ata transferuan një sasi të konsiderueshme municionesh artilerie”, tha Budanov. “Kjo e lejoi Rusinë të merrte pak frymë. Pa ndihmën e tyre, situata do të kishte qenë katastrofike”.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka parë atë të vuajë barrën e sanksioneve gjymtuese të Perëndimit.

Andaj, mungesa e armëve nënkuptonte që rusët duhej t’u drejtoheshin aleatëve si Irani dhe Koreja e Veriut për furnizime.

Por kthimi kah Koreja e Veriut për armë, thotë Budanov, nuk është diçka për të cilën rusët janë krenarë.

Më 5 janar, sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar pretendoi se presidenti rus Vladimir Putin duhej t’i lutej Koresë së Veriut për armët e tyre.

“Bota i ka kthyer shpinën Rusisë, duke e detyruar Putinin në poshtërimin e të shkuarit në Korenë e Veriut për të vazhduar pushtimin e tij të paligjshëm”, shkroi Grant Shapps. /Telegrafi/

Exit mobile version