Telegrafi

Shefi i Pentagonit: Më shumë se 25 mijë gra dhe fëmijë janë vrarë në Gaza

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se gjatë një seance dëgjimore në Kongresin amerikan, sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin u pyet se sa gra dhe fëmijë palestinezë ishin vrarë nga forcat izraelite.

“Është mbi 25 mijë gra dhe fëmijë”, u përgjigj shefi i Pentagonit, raporton skynews.

Lexo po ashtu Izraeli sulmoi palestinezët që prisnin ndihma humanitare, mbi 100 të vdekur në Gaza

Ai tha se Izraeli mund dhe duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët.

“Përafërsisht 21 mijë municione i janë ofruar Izraelit që nga fillimi i luftës në Gaza”, shtoi ai.

Lexo po ashtu Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se mbi 30 mijë persona janë vrarë nga fillimi i luftës

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se mbi 30 mijë persona janë vrarë nga fillimi i luftës më 7 tetor mes izraelitëve dhe militantëve të Hamasit.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në territoret palestineze pas sulmit terrorist të Hamasit në Tel Aviv, ku raportohet se kanë mbetur të vdekur rreth 1200 izraelitë. /Telegrafi/