Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të vizitojë kryeqytetin rus të hënën për t’u takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Kjo do të shënojë herën e parë që Guterres takohet ballë për ballë me Putinin që nga fillimi i agresionit në Ukrainë dhe përjashtimit të Rusisë nga Këshilli për të Drejtat të Njeriut të Kombeve të Bashkuara.
Ai do të ketë edhe një takim pune me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, raporton skynews.
Një zëdhënës shtoi se Guterres do të flasë për arritjen e paqes në Ukrainë pasi lufta nuk sjell dobi për asnjërën palë.
Ndryshe, ekziston mundësia që i pari i OKB-së të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në Kiev. /Telegrafi/