Site icon Telegrafi

Shefi i NATO-s: Nuk mund ta lejojmë të fitojë Putini në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka riafirmuar mbështetjen për Ukrainën.

Jens Stoltenberg gjithashtu deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin nuk mund të lejohet të fitojë luftën kundër ukrainasve.

Duke folur pas një takimi me ministrat e mbrojtjes të Bashkimit Evropian në Bruksel, norvegjezi pohoi se “situata në fushëbetejë është e vështirë”, raporton skynews.

Lexo po ashtu Çfarë kanë thënë vendet e BE-së për dërgimin e municioneve shtesë për Ukrainën?

“Dhe kjo thjesht e bën edhe më të rëndësishme që ne të mbështesim dhe të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën, sepse ne nuk mund të lejojmë që të fitojë presidenti Putin”, pohoi ai.

“Ukraina duhet të mbizotërojë si një komb sovran i pavarur në Evropë dhe është në interesin tonë të mbështesim Ukrainën”, tha ndër të tjerash shefi i aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version