Telegrafi

Shefi i Volkswagenit: Nuk jemi markë kriminale

Drejtori i Përgjithshëm i Volkswagenit (VW), Matthias Mueller, i ka kërkuar falje qytetarëve amerikanë për mashtrimin për informacionet mbi emetimin e gazrave të veturave me naftë të VV-së, gjatë vizitës së tij të parë në Shtetet e Bashkuara që nga shpërthimi i skandalit të shtatorit të vitit të kaluar, raporton AFP.

“E dimë që i kemi dëshpëruar klientët, qeveritë, rregullatorët dhe opinionin në Shtetet e Bashkuara. Personalisht më vjen keq për këtë dhe dëshiroj të kërkoj falje për sjelljen e keqe të Volkswagen” , ka deklaruar shefi i prodhuesit gjerman të veturave, në panairin e Detroitit, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, detyra më e rëndësishme e kompanisë, gjatë vitit 2016, do të jetë rikthimi i besimit tek qytetarët në mbarë botën.

Mueller thotë “se nuk bëhet fjalë për përmirësimin e veturave, por për rindërtimin e kredibilitetit të kompanisë”. /Telegrafi/