Site icon Telegrafi

Shefi i grupit Wagner, Prigozhin ishte në bordin e aeroplanit të rrëzuar – e konfirmon Rusia

Shërbimet ruse të urgjencës kanë thënë se janë gjetur trupat e 10 personave të aeroplanit të rrëzuar Embraer Legacy.

Sipas autoriteteve, në mesin e personave në bord ishte edhe shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe komandanti i tij i dytë Dmitry Utkin – njeriu që i dha emrin grupit mercenar.

Tani fokusi i rastit është tek hetimi se çka e kishte shkaktuar rrëzimin.

Lexo po ashtu Dhjetë të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në Moskë - në mesin e tyre besohet se është kreu i Wagnerit, Prigozhin

Policia ka mbyllur zonën përreth vendit të rrëzimit dhe Autoriteti i Aviacionit Rus ka formuar një komision të posaçëm për ta hetuar atë.

Shumë rusë nuk shprehën habinë kur u bë lajmi i ditur për vdekjen e supozuar të Prigozhinit.

Kur Prigozhin nisi një rebelim të dështuar dy muaj më parë, ai gjithashtu sfidoi autoritetin e vetë presidentit rus Vladimir Putinit. Dhe kjo është diçka që presidenti rus nuk e harron lehtë, raporton BBC. /Telegrafi/

Exit mobile version