Telegrafi

Shefi i diplomacisë ruse e përjashton mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore

Ditëve të fundit është rritur frika se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në luftën që e filloi në Ukrainë.

Madje ish-ambasadori britanik në Rusi, tha për Sky News se nuk e “përjashton mundësinë” që Vladimir Putin ta sheh si opsion nëse lufta nuk shkon sipas planit të paraparë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Pilotët ukrainas fillojnë fushatën “më blej një aeroplan luftarak”, me dëshirën e madhe që ta mposhtin ushtrinë ruse

Megjithatë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, sot deklaroi se Rusia do të përdorë vetëm armë konvencionale – e jo bërthamore.

“Në këtë fazë po shqyrtojmë opsionin e armëve konvencionale”, shtoi Lavrov gjatë një konference për media. /Telegrafi/