Telegrafi

Shefi i CIA-s thotë se nuk ka informacione se Putini është në gjendje të keqe shëndetësore

Inteligjenca amerikan nuk ka informacione se Vladimir Putin është i paqëndrueshëm ose në gjendje të keqe shëndetësore, tha drejtori i CIA-s.

Ka pasur spekulime të shumta dhe të pakonfirmuara mediatike se presidenti rus, i cili mbush 70 vjeç këtë vit, po vuan nga shëndeti i ligë, ndoshta nga kanceri.

Lexo po ashtu Vladimir Putin po lufton me kancerin dhe sëmundjen e Parkinsonit, në muajin shkurt kishte bërë një operacion urgjent

Por William Burns tha se nuk kishte prova rreth këtyre pretendimeve, duke bërë shaka se ai dukej “shumë i shëndetshëm”.

Burns, i cili shërbeu si ambasador në Moskë, tha se ai e kishte vëzhguar dhe ishte marrë me liderin rus për më shumë se dy dekada, raporton bbc.

“Ai është i bindur se fati i tij si udhëheqës i Rusisë është të rivendosë vendos si një fuqi të madhe. Ai beson se çelësi për ta bërë këtë është të rikrijojë një sferë ndikimi tek fqinjët e Rusisë dhe ai nuk mund ta bëjë këtë pa kontrolluar Ukrainën”, pohoi Burns

Ai udhëtoi për në Moskë në nëntor për të paralajmëruar të parin e shtetit rus për pasojat serioze rreth pushtimit të Ukrainës.

Lexo po ashtu Vladimir Putin po lufton me kancerin dhe sëmundjen e Parkinsonit, në muajin shkurt kishte bërë një operacion urgjent

“Putini me të vërtetë i beson retorikës së tij. Unë e kam dëgjuar atë ta thotë këtë privatisht gjatë viteve se Ukraina nuk është një vend i vërtetë. Epo, vendet e vërteta luftojnë. Dhe këtë kanë bërë ukrainasit”, pohoi ai.

SHBA vlerëson se rusët kanë humbur në radhët e veta 15 personale ushtarak dhe ndoshta 45 mijë të plagosur.

Rusia pushtoi Ukrainën në muajin shkurt, duke pretenduar në mënyrë të rreme se rusishtfolësit në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës kishin pësuar një gjenocid dhe duhej të çliroheshin. /Telegrafi/