Telegrafi

Shefat ekzekutivë të Google, Microsoft, OpenAI dhe Anthropic u thirrën në një takim në Shtëpinë e Bardhër lidhur me Inteligjencën Artificiale

Shefat ekzekutivë të Google, Microsoft, OpenAI dhe Anthropic do të takohen me zëvendës-presidenten amerikane Kamala Harris dhe zyrtarë të lartë të administratës të enjten për të diskutuar mbi çështjet kryesore të Inteligjencës Artificiale (AI), tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Ftesa që ishte siguruar nga Reuters për shefat ekzekutivë vuri në dukje “pritshmërinë e presidentit amerikan Joe Biden që kompanitë si të sigurohen përpara se t’i bëjnë ato të disponueshme për publikun”, transmeton Telegrafi.

Shqetësimet në lidhje me teknologjinë e Inteligjencës Artificiale në rritje të shpejtë përfshijnë shkelje të privatësisë, devijim dhe shqetësime se mund të përhapin mashtrime dhe dezinformata.

Në prill, Biden tha se mbetet për t’u parë nëse Inteligjenca Artificiale është e rrezikshme, por nënvizoi se kompanitë e teknologjisë e kishin përgjegjësinë për t’u siguruar që produktet e tyre të ishin të sigurta.

Mediat sociale, sipas tij, e kishin ilustruar tashmë dëmin që teknologjitë e fuqishme mund të bëjnë pa rregullimet e duhura. /Telegrafi/