Telegrafi

Shearer paralajmëron largimin e Kane nga Tottenhami

Legjenda angleze, Alan Shearer mendon se Harry Kane do të largohet nga Tottenham Hotspur nëse nuk fillon të fitojë ndonjë trofe.

Kapiteni i Anglisë ka kaluar dy muajt e fundit jashtë fushave, duke parë Spurs të humbin shansin e tyre për të fituar një trofe për herë të parë në 12 vjet.

Shearer mendon se Kane mund të joshet dhe të largohet pasi nuk po fiton trofe.

Lexo po ashtu Dhjetëshja e lojtarëve më të vlefshëm aktualisht në botë - Messi larg vendit të parë, Ronaldo jashtë ‘top 10’

“Supozimi im është, nëse ai nuk fiton asgjë në 12 muajt e ardhshëm, atëherë ai duhet të largohet”.

“Ai do të bëjë një vit tjetër, mendoj, dhe nëse asgjë nuk vjen për sa i përket trofeve, atëherë ai do të largohet”, ka thënë Shearer.

Për Kane interesim ka shprehur edhe Real Madridi, Mancheser Unitedi dhe Juventusi. /Telegrafi/