SHBA-ja ka konfirmuar se midis tetë deri në 10 gjeneralë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë.
Ukraina në anën tjetër ka pretenduar vdekjen e 12 gjeneralëve deri më tani, sipas ABC News, por Rusia nuk e ka konfirmuar shifrën.
Disa nga vdekjet janë hedhur poshtë nga zyrtarët rusë, transmeton Telegrafi.
Gjeneralmajor Magomed Tushayev dyshohet se u vra gjatë një prite nga shërbimi ukrainas i sigurisë, por udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov më vonë postoi një video që thuhej se e tregonte atë të gjallë.
Sipas “informacioneve paraprake” nga autoritetet ukrainase, gjenerallejtënant, Andrey Mordvichev u vra në një sulm të artilerisë ukrainase në aeroportin Chornobayivka në Kherson Raion.
Megjithatë, dolën pamjet që supozonin se tregonin atë që takohej me komandantë të tjerë në Mariupol. /Telegrafi/