Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë municione thërrmuese në Ukrainë.
Pentagoni do të dërgojë mijëra prej tyre si pjesë e një pakete të re ushtarake, thanë burimet për AP.
Municionet thërrmuese janë eksplozivë që thërrmohen në pjesë shumë më të vogla, citon skynews.
Ekziston shqetësim, sipas AP, se armët mund të shkaktojnë viktima civile.
Pentagoni thuhet se do të dërgojë këtë municion me një shkallë të reduktuar të dëmeve.
Ndryshe, SHBA-të janë ndër vendet kryesore që po e ndihmojnë ushtrinë ukrainase në luftën e tyre kundër pushtuesit rus. /Telegrafi/