Në ditën e parë të Lojërave Olimpike në Tokio, medaljet u shpërndanë në 11 disiplina dhe u fituan nga atletë nga 28 vende.
Por, në mesin e këtyre vendeve, nuk ishin Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk kishin asnjë medalje për herë të parë që nga Lojërat e Mynihut të vitit 1972.
Sot, më të suksesshmit ishin atletët kinezë, të cilët fituan tre medalje të arta dhe një bronzi, e pas tyre u renditën vendet e tjera.
Përveç kinezëve, Kosova , Sllovenia, Italia, Japonia, Koreja, Ekuadori, Hungaria, Irani dhe Tailanda kanë një medalje të artë pas ditës së parë.
Distria Krasniqi i solli medaljen e parë të artë Kosovës në këto Lojëra Olimpike, derisa nesër (e diel) shpresojmë që të kemi medalje të tjera të arta, por pse jo edhe të argjendta e të bronzta. /Telegrafi/