SHBA nuk do të dërgojë raketat e shumëkërkuara me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, sepse dëshiron të ketë një furnizim të mjaftueshëm për vete, shkruan Politico.
Sipas Politico, zyrtarët e administratës së Biden u thanë përfaqësuesve ukrainas se SHBA do të rrezikonte mungesën e sistemeve raketore taktike ushtarake nëse ato do të dorëzoheshin në Kiev, duke dëmtuar gatishmërinë e saj për çdo luftim të ardhshëm, transmeton Telegrafi.
Përveç kësaj, SHBA-ja ka frikë se Ukraina mund të kalojë vijën e kuqe imagjinare të vendosur nga Kremlini, dhe të përdorë armët amerikane për të synuar objektiva thellë në Rusi.
Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë të fokusohen në sigurimin e sistemeve raketore të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, pasi rusët vazhdimisht godasin infrastrukturën e tyre energjetike.
Në anën tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje vendeve anëtare të Aleancës që të dërgojnë më shumë armë e municion në Ukrainë.
Edhe ai është shprehur skeptik nëse mbetet prioritet dërgimi i aeroplanëve luftarakë në Ukrainë, siç kanë njoftuar disa shtete evropiane. /Telegrafi/