Telegrafi

SHBA ndihmë ushtarake prej një miliard euro për Ukrainën – çfarë armatimi do të blihet me këto para?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë një ndihmë shtesë për sigurinë e Ukrainës pasi i dha vendit municione thërrmuese në fillim të këtij muaji.

Paketa e fundit do të jetë me vlerë prej 1.16 miliard euroshe dhe përfshin armatim mbrojtës ajror dhe municione, raporton skynews.

“Ky njoftim përfaqëson fillimin e një procesi kontraktimi për të ofruar aftësi shtesë prioritare për Ukrainën”, deklaroi Pentagoni.

Lexo po ashtu Shefi i MI6 u bën thirrje të hapur rusëve që të spiunojnë për Britaninë e Madhe

Kjo vjen pasi SHBA-ja njoftoi në fillim të këtij muaji se do të dërgojë municione thërrmuese të diskutueshme në Kiev si pjesë e një pakete sigurie prej 800 milionë dollarësh.

Arma është e ndaluar nga më shumë se 100 vende të botës, por Britania e Madhe argumentoi se kjo mund të nxiste kundërsulmin ukrainasve për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia.

Ndryshe, amerikanët dhe britanikët janë ndër vendet kryesore që po e ndihmojnë Ukrainën në luftën kundër Rusisë. /Telegrafi/