Sekretari i Shtetit, Antony Blinken njoftoi të premten një ndihmë të re ushtarake prej 2.85 miliardë dollarësh për Ukrainën.
Ajo do të përfshijë “mjetet luftarake të këmbësorisë Bradley, sistemet e artilerisë, transportuesit e blinduar për personelin, raketat tokë-ajër, municionet dhe sende të tjera”.
Diplomati më i lartë amerikan tha se administrata do të punonte me Kongresin “për të siguruar një financim shtesë prej 907 milionë dollarësh ushtarakë sipas Aktit të Ndarjeve Suplementare të Ukrainës, 2022”, raporton cnn.
Today the United States announced $3.75B in military assistance to Ukraine and our European partners and allies, including Foreign Military Financing and a $2.85B drawdown from @DeptofDefense stocks. As Ukraine pushes back Russia’s forces, we remain #UnitedWithUkraine.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) January 6, 2023
“Fondet do të mbështesin Ukrainën dhe vendet e prekura nga lufta e Rusisë në Ukrainë”, tha Blinken në një deklaratë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi përmes rrjeteve sociale “paketën më të madhe të të gjitha kohërave të ndihmës amerikane për mbrojtjen”.
“Faleminderit POTUS për armatimin krejtësisht të ri, duke përfshirë automjetet Bradley, raketat kundërajrore. Do të forcojë ushtrinë ukrainase në një fushëbetejë. Dhuratë e mrekullueshme e Krishtlindjeve për Ukrainën! Së bashku me popullin amerikan po i afrohemi një fitoreje të përbashkët”, shkroi ai.
Ndryshe, SHBA-ja është një ndër shtetet kryesore që po e ndihmojnë më së shumti shtetin ukrainas në luftën kundër pushtuesit rus, i cili ka filluar më 24 shkurt. /Telegrafi/
I welcome the all-time 🇺🇸 defense aid package. Thank you @POTUS for the completely new weaponry, incl Bradley vehicles, anti-aircraft missiles. It'll strengthen 🇺🇦 Army on a battlefield. Awesome Christmas present for 🇺🇦! Together with 🇺🇸 people we're approaching a common victory!
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 6, 2023