Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar homologun amerikan, Joe Biden pasi SHBA premtoi 2.5 miliardë dollarë shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Mbrëmë administrata amerikane njoftoi se do të ofronte ndihmë të mëtejshme për Ukrainën, raporton skynews.
Paketa përfshin 59 automjete luftarake Bradley, 90 transportues të blinduar të personelit Stryker dhe 53 automjete rezistente ndaj minave, njoftoi Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.
Thank you @POTUS for providing 🇺🇦 with another powerful defense support package worth $2.5 billion. Stryker IFVs, additional Bradley APCs, Avenger air defense systems are important help in our fight against the aggressor. Thank you 🇺🇸 people for unwavering leadership support!
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 20, 2023
Ndihma e fundit përfshin gjithashtu municione shtesë për sistemet raketore të artilerisë së lartë (HIMARS), tetë sisteme të mbrojtjes ajrore Avenger, dhjetëra mijëra fishekë artilerie dhe rreth 2,000 raketa kundër-ajrore.
Në total, SHBA-ja ka dhënë më shumë se 27.4 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë në shkurt të vitit të kaluar.
Ndryshe, SHBA-ja së bashku me disa vende perëndimore janë ndër vendet kryesore që po e ndihmojnë shtetin ukrainas në luftën kundër trupave ruse që nga 24 shkurti i vitit të kaluar. /Telegrafi/