Site icon Telegrafi

SHBA ka nisur sulme të reja kundër Houthive në Jemen

Sulmi në një vend radari u krye sot herët në mëngjes nga USS Carney duke përdorur raketa Tomahawk dhe u përshkrua nga Komanda Qendrore e SHBA-së si një “veprim pasues në një objektiv të caktuar ushtarak”.

Ai vjen pas sulmeve nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe të premten “të dizajnuara për të degraduar aftësinë e Houthit për të sulmuar anijet detare, duke përfshirë ato tregtare”.

Aeroplanët, anijet dhe nëndetëset amerikane dhe britanike kishin nisur dhjetëra sulme ajrore në të gjithë Jemenin në shenjë hakmarrjeje kundër forcave Houthi të mbështetura nga Irani.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth sulmeve ndaj Houtheve

Pas sulmeve fillestare, pati raportime se varka të vogla “të dyshimta” iu afruan anijeve tregtare në rajon, raporton skynews.

Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) njoftuan se kishin pranuar një raport se dy varka të vogla po ndiqnin një anije për më shumë se një orë.

Në një deklaratë të Komandës Qendrore të SHBA-së shkruante se “që nga 19 nëntori 2023, militantët Houthi të mbështetur nga Irani kanë tentuar të sulmojnë dhe ngacmojnë anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit 28 herë”.

Ndryshe, marina amerikane paralajmëroi anijet me flamur amerikan që të largohen nga zonat përreth Jemenit në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit. /Telegrafi/

Exit mobile version