Telegrafi

SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës raketa të mbrojtjes ajrore në një paketë ndihme prej 150 milionë dollarësh

Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se administrata Biden do t’i sigurojë Ukrainës armë e municione me vlerë 150 milionë dollarë, përfshirë interceptorët e mbrojtjes ajrore HAWK dhe municione artilerie 155 milimetra.

Siç theksuan zyrtarët, paketa e ndihmës do të zbulohet më 1 korrik.

Ukraina ka kërkuar urgjentisht mbështetje për mbrojtjen ajrore pasi Rusia ka goditur objektet e saj energjetike në javët e fundit nëpërmjet sulmeve ajrore, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu SHBA-ja po diskuton mundësinë e transferimit të sistemeve të mbrojtjes raketore Patriot nga Izraeli në Ukrainë

Bëhet e ditur se SHBA-ja filloi dërgimin e raketave përgjuese HAWK në Ukrainë në vitin 2022 si një përmirësim i sistemeve të raketave të mbrojtjes ajrore Stinger – një sistem më i vogël, me rreze më të shkurtër veprimi.

Por, paketa e re mbështetëse do të përfshijë municione dhe pajisje të tjera për të mbështetur nevojat e mbrojtjes së Ukrainës.

Ndryshe, SHBA-ja i ka ofruar Ukrainës më shumë se 50 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga viti 2022. /Telegrafi/